Çfarë shohin qentë në ëndërr

Çfarë shohin qentë në ëndërr

Ajo që shohin qentë në ëndërr është kaq emocionuese dhe ne s’po mbajmë dot lotët



Çdokush që ka një qen, i ka familjare shenjat e lëvizjes së putrave të tyre ndërsa flenë, për të ndjekur një mace imagjinare.

Por për çfarë ëndërrojnë në të vërtetë qentë? Ndoshta është ushqimi i shijshëm ose lodra e tyre e preferuar? Shkencëtaret në Harvard gjetën së fundmi përgjigjen për këtë pyetje dhe është kaq emocionuese.

Sipas kërkimeve të fundit, qentë shpesh ëndërrojnë për njerëzit me të cilët janë më të lidhur: Pronarët e tyre.

Doktori Deirdre Barrett shpjegoi: “Njerëzit ëndërrojnë se për çfarë shqetësohen më shumë gjatë ditës, por në një formë të paqartë dhe të palogjikshme. Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se kafshët janë ndryshe. Duke pasur parasysh që qentë lidhen shumë me njerëzit, kështu që ka më të ngjarë që qeni juaj po ëndërron për fytyrën tuaj, erën tuaj dhe sa të lumtur ju bën. Nga ana tjetër, qeni juaj mund të ëndërrojë për diçka që të mërzit ty”.

E gjitha kjo është kaq emocionuese, sa me siguri do t’ju bëjë të postoni një foto të qenushit tuaj duke fjetur. Është kaq bukur të dish që qeni juaj të qëndron besnik edhe kur fle!

7295660-collage1-1477311915-650-d19b8550e9-1477408572

Burimi: BrightSide


Shkruaj një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen