Disa këshilla lidhur me kujdesin dentar të qenve

Disa këshilla lidhur me kujdesin dentar të qenve

Ku marrim një qenush, shumë gjëra na shkojnë nëpër mend; Ushqimi, trajnimi, vendosja e një lidhje me të etj.
Fakti që ata janë qenushë dhe kanë dhëmbë të vegjël nuk na pengon për përkujdesjen dentare të tij.

Njëlloj si njerëzit, përkujdesja ndaj dhëmbëve duhet të fillojë sa më herët, ky është një hap i madh në eliminimin e problemeve të shumta që ndjekin qentë gjatë rritjes. Më poshtë do të lexoni 5 këshilla që duhet të ndiqni vitin e parë të jetës së qenushit tuaj.

Kujdesi ndaj gojës duhet të kthehet në rutinë. Një nga gjërat që duhet t’i mësoni qenushit tuaj është; Ok për njerëzit të kujdesen për gojën dhe hundën e tyre.Kjo do e ndihmojë atë më vonë që të jetë tolerant ndaj vizitave për higjienën orale. Kur ai përkëdhelet në prehrin tuaj lëvizjani mishrat e dhëmbëve dhe fusni gishtin në gojën e tij duke i kaluar nëpër dhëmbë. Hapjani gojën ngadalë duke vendosur njërën dorë mbi hundë dhe tjetrën poshtë mjekrës. Nëse kjo e vë në vështirësi atë, për herë tjetër bëni më tërheqës gishtin tuaj duke e lyer me gjalpë ose ushqim për qentë. Bëjeni këtë veprim çdo ditë derisa qenushi juaj të mësohet me këtë gjë.

Monitorimi dentar. Nëse çdo gjë shkon mirë, qeni juaj do të ketë vizitën e parë dentare e cila bëhet rreth 8-12 javësh. 42 dhëmbët e qenit përfundojnë së dali rreth moshës 7-8 muaj. Gjatë kësaj kohe duhet bërë kujdes dhe duhet çuar shpesh tek veterineri pasi jo gjithçka mund të shkojë mirë. Disa dhëmbë nuk dalin në kohë ose në mishrat e dhëmbëve krijohen puçrra apo ekzema.

Mësojeni qenin të përtypë çdo gjë. Qenushët nuk do të quheshin të tillë nëse çdo gjë që ata gjejnë nuk do ta fusnin në gojë…njëlloj si foshnjat e vogla. Në ambientet e shtëpisë ka objekte të cilat mund të shkaktojnë edhe thyerjen e dhëmbëve. Ju mund t’i blini lodra të cilat qeni juaj i fut në gojë pa problem, madje ka lodra që janë pikërisht për ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve.

Kujdes tjetër që mund të tregoni për dhëmbët e tij është ushqyerja me një dietë të pasur që e ndihmon atë të rritet i fortë dhe i shëndetshëm. Disa ushqime të thata si kroketat, kanë në përbërjen e tyre elementë që ndihmojnë në heqjen e gurrëzave. Gjithashtu përdorimi i një furçe dhëmbësh do të ishte ideale dhe një mënyrë shumë e mirë kujdesi.


Shkruaj një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen