Disa nga gabimet që mund të rrezikojnë shëndetin e qenit tuaj...Ata s'kanë gojë  t'ju kërkojnë këto gjëra

Disa nga gabimet që mund të rrezikojnë shëndetin e qenit tuaj...Ata s'kanë gojë t'ju kërkojnë këto gjëra

Dita zgjatet dhe temperaturat rriten, gjë që miqtë tanë me katër këmbë, e ndiejnë po aq sa ne. Për këtë arsye po ju japim disa këshilla sesi të kujdeseni për ta gjatë muajve të nxehtë, pa i vënë në rrezik. Në fund të fundit, kafshët nuk na kërkojnë kurrë asgjë... Jemi ne që duhet të kujdesemi për to dhe përveç dashurisë, t’u kushtojmë edhe shumë vëmendje! 
- Nëse i merrni me vete në plazh: Pas larjes, sigurohuni t’i thani veshët në brendësi, për të parandaluar infeksionet e mundshme.
-Është gjithashtu e këshillueshme, që pas kthimit nga plazhi qeni të bëjë dush për të hequr kripën dhe rërën dhe për të parandaluar acarimin e lëkurës.
KUR I LË NË MAKINË – S`mjafton të parkosh në hije apo të lësh dritaret pakëz hapur. Kabina nxehet brenda një kohe shumë të shkurtër.

UJË NË DISPOZICION - Uji është thelbësor për jetën e kafshëve. Ato mund të jetojnë disa ditë pa ngrënë, por nuk do të mbijetonin më gjatë se dy ditë pa ujë.
MOS E QETH KAFSHËN - Qimet sigurojnë izolim termik e për pasojë, i mbrojnë kafshët nga i nxehti. Mos e qethni plotësisht qenin tuaj.


DIELLI – Kafshët janë të pandërgjegjshme, ndaj dalin spontanisht në diell. Në këtë rast duhet ndërhyrë duke i spostuar në një vend me hije ose duke i freskuar me ujë, veçanërisht në kokë. Qentë me qime të zeza janë më të kërcënuarit nga dielli, sepse e zeza thith rrezet.


DIETA – Bej disa ndryshime në dietën e katëputrakut tuaj. Nëse gjatë dimrit kanë pasur një dietë më të rënduar, në verë dieta duhet të jetë sa më e lehtë. 
GODITJA E DIELLIT - Nëse kur ktheheni në makinë e gjeni qenin të axhituar e me frymëmarrje të përshpejtuar, me shumë mundësi është goditur nga dielli. Nxirreni jashtë, lëreni të qetësohet në një vend të freskët dhe lageni me ujë. Freskoni makinën, pastaj sapo kafsha të ketë marrë disi veten, çojeni te veterineri.
DEHIDRATIMI - Kurrë mos i jepni qenit apo maces shumë ujë kur ka etje, pasi kjo mund t`i shkaktojë probleme në veshka dhe sistemin intestinal. Nëse e keni vënë re, në urgjencë qenit nuk i shuajnë etjen por e zhysin në vaskë me ujë dhe akull për ta freskuar.


Shkruaj një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen