Gjashtë ushqimet më të mira për qenin tuaj, që mund t'ia jepni pa frikë

Gjashtë ushqimet më të mira për qenin tuaj, që mund t'ia jepni pa frikë

Nëse keni një qen në shtëpi, e dimë se sa e vështirë mund të jetë për t'i rezistuar atyre syve të adhurueshëm kur ata ju shikojnë nga poshtë tryezës. Ju mund të keni qëllimet më të mira kur i jepni ndopak nga ushqimi juaj, por në shumicën e rasteve, më shumë i bëni dëm ! Aparati i tyre tretës nuk mund t’i përpunojë shumë nga lëndët ushqimore që ne marrim dhe mund t’i shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore, por kur bëhet fjalë për ushqimet e mëposhtme, nuk duhet të frikësoheni t’ia jepni, pasi i bëjnë shumë mirë !

Këtu janë 6 ushqime të shëndetshme që janë krejtësisht të lejueshme për 4 🐾🐾tuaj:

1. Tërshërë
Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, tërshëra ndihmon në procesin e tretjes. Veçanërisht re komandohet për qentë më të vjetër me probleme tretjeje.

2.Majdanoz
Nëse fryma e qenit tuaj është një problem, provoni majdanoz! Është një burim i mirë i kaliumit dhe kalciumit, dhe gjithashtu do të ndihmojë në neutralizimin e frymës së keqe. Thjesht pritini  pak nga kjo erëz e freskët dhe hidhjani në ushqim.

3. Vaj kokosi

Vaji i arrës së kokosit nuk është thjesht i shkëlqyeshëm për ju, por është gjithashtu shumë i mirë edhe për qenin tuaj. Ju mund të shtoni pak nga ky vaj në ushqimin e qenit tuaj, për t’i ushqyer dhe shndritur qimet.

4. Karotat
Karotat përmbajnë shumë vitamina që promocojnë mirëqenien e përgjithshme të qenit tuaj.

5. Kos ose djathë
Produktet e qumështit mund t’i sigurojnë një dozë të shëndetshme të kalciumit qenit tuaj. Kos dhe kefir përmbajnë probiotikë që përmirësojnë funksionet e traktit tretës. Sigurohuni që produkti të jetë i varfër në yndyrë.

6. Mishi i bardhë
Ky lloj mishi është një burim i shkëlqyer i vitaminave B dhe aminoacideve. Këto të fundit ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit e jo vetëm.

Burimi: David Wolfe


Shkruaj një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen