Këto janë ushqimet që qenushi juaj nuk duhet t'i hajë kurrë !!

Këto janë ushqimet që qenushi juaj nuk duhet t'i hajë kurrë !!

Ju vjen keq kur qeni juaj ju shikon me ato sytë e bukur në momentin që hani, ndaj nuk rrezikoni dot dhe e ndani ushqimin tuaj menjëhëre??
Mos e bëni më këtë gabim në vazhdim, pasi do t’i kushtojë jetën qenit dhe kjo do t’ju mërzisë më shumë se sa thjesht momenti i mos ndarjes së ushqimit.
* Rrushi: Duken të padëmshme sepse janë fruta në fund të fundit por mund te jetë alergjike për qentë. Nqs veterineri nuk e di arsyen e vërtetë të kësaj alergjie nuk do të mund ta shpëtojë atë.
* Avokado: Jo çdo gjë që i bën mirë organizimit të njeriut i bën edhe kafshëve. Avokadot përmbajnë persin, e cila mund të jetë toksike për qentë. Është dhe në lëkurëne tyre dhe në pjesën e tulit të frutit, kështu që ju duhet të mbani qenushin tuaj larg.
* Kockat e mbetura: Vetëm sespse kockat janë ushqimi iI preferuar i qenve nuk do të thotë që çdo kockë është e mirë për të. Kockat e pulës janë shumë të rrezikshme pasi janë lehtësisht të thyeshme dhe kjo mund të jetë shumë e dëmshme për ata.
* Çokollata: Disa njerëz ende nuk e dinë se çokollata është jashtëzakonisht toksike për mikun më të mirë të njeriut. Është më keq për disa raca sesa për të tjerat.
* Hudhra: është shumë toksike për miqtë tanë të mbuluar me qime. Hudhra mund të krijojë anemi tek qentë, duke shkaktuar efekte anësore të tilla si mishi i zbehtë, dobësimi dhe kolapsi.

Shkruaj një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen