
Macet – Sa të bukura aq edhe trazovaçe

Ç’duhet bërë kur këto krijesa të bukura përpiqen të shkatërrojnë ambientin ku jetoni? Për të shmangur prishjen e gjërave, gjëja e parë që duhet të bëni pasi të keni marrë një mace në shtëpi është prerja e thonjve
Edhe pse macet nuk luajnë aq shumë sa qentë, kanë nevojë që të argëtohen me ushtrime, veprime të cilat forcojnë gjendjen psikike e fizike të maces
Shumë e rëndësishme është edhe varja e një medaljoni me zile në qafë, në mënyrë që ta dini gjithmonë se ku ndodhet. Për ta trembur dhe “qortuar” kur bën gabime përdorni një pistoletë me ujë.
Mund ta ndihmoni kafshëzën tuaj duke e ndjekur kudo nëpër shtëpi për të parë se çfarë i pëlqen, në rast se e keni të vështirë të kuptoni gjuhën e saj. Vendosi në mes të korridorit një rrugicë me qime të gjata dhe një copë druri për të parë se çfarë e tërheq më tepër. Shumë e rëndësishme është edhe varja e një medaljoni me zile në qafë në mënyrë që ta dini gjithmonë se ku ndodhet. Për ta trembur dhe “qortuar” kur bën gabime përdorni një pistoletë me ujë. Të njëjtën gjë bëni edhe kur nuk doni që të mos prishë shtëpinë e gjërat me vlerë. Kur dilni nga shtëpia, mbylleni macen në një dhomë që nuk keni gjëra të shtrenjta, ose mund ta lini në banjë. Për të qenë më të sigurt mbylleni edhe dritaren. Mbajeni macen brenda shtëpisë. Mbajtja gjatë gjithë kohës në shtëpi, është zgjedhja më e mirë për komunitetin dhe për vetë kafshën. Pastrojini, sepse kjo i bën ato të shëndetshme dhe redukton problemet lidhur me sjelljen në kohën e riprodhimit.
Mësojeni macen tuaj të evitojë sjellje të pakëndshme, si gërvishtja e mobilieve ose kërcimet nëpër shtëpi. Mësimi i tyre kërkon durim dhe mirëkuptim. Vendosni një orar për të luajtur me të. Edhe pse macet nuk luajnë aq shumë sa qentë kanë nevojë që të argëtohen me ushtrime, veprime të cilat forcojnë gjendjen psikike e fizike të maces në lidhje me pronarin. Bëhuni i duruar me macen tuaj. Shumica e problemeve të sjelljes së maces mund të zgjidhen me durim. Ju duhet të jeni i arsyeshëm për ato që prisni nga macja juaj. Macet njihen si armike të mëdha të ujit, sidomos kur janë të lagura. Në qoftë se vetëm lagen nga ndonjë shi i lehtë, ato do të shpenzojnë së paku katër orë rreth mbulesës së tyre. Por, ujin e pijshëm duhen ta kenë gjithmonë afër tyre, për t’iu ikur disa problemeve me veshkat. Komunikimi me anë të trupit është karakteristikë e maceve. Macja e hareshme njihet me një trup të lëshuar plotësisht dhe sy gjysmë të hapur apo lëvizjet e llastuara rreth këmbëve të të zotit. Edhe veshët janë shenja të komunikimit, për shembull veshët e ngritur lart, të kthyer përpara. Veshët e maces së nervozuar apo të frikësuar, janë të kthyer nga prapa. Macet nuhasin me gjuhë. Përveç kësaj me anë të gjuhës ato marrim shumë informacione që dëshirojnë.